Pas publikimt të vendimit të Gjykatës Administrative se pranohet padia e LSDM-së dhe se votimi në Tearcë prishte, shefi i shtabit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorv, mbajti pres-konferencë vetëm për mediumet pro qeveritare.
“LSDM dhe eprorët e tyre të turpshëm vazhdojnë me tentimin për vjedhje të fitores së pastër si kristali të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit. Gjykatësit nga Gjykata Administrative të cilët votuan për ta pranuar padinë e LSDM-së sollën vendim të kundërligjshëm udhëhequr nga motive politke”, deklaroi Todorov për disa mediume të afërta me partinë e tij.
Ai njoftoi se ka skenarë për vjedhje të fitores zgjedhore, kurse kjo i bën të jenë edhe më të fuqishëm, më të vendosur dhe më të veçantë dhe me qëllimin e tyre ta mbrojnë demokracinë pasi paskan qenë në anën e popullit, drejtësisë dhe të vërtetës.
“Në këtë kontekst VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin e dhënë në njoftimin e Komitetit Ekzekutiv të partisë të shtunën”, ka thënë Todorov.
Në njoftimin, të cilin para KSHZ-së e lexoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, një nga pikat ishte se “nëse Gjykata Administrative, nën presion nga jashtë, i konfirmon vendimet e paligjshme të KSHZ-së, VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në rivotim, nuk do ti pranojë rezultatet dhe nuk do të lejojë që “krimineli i abolicuar” Zoran Zaev të fomojë qeveri me falsifikim të vullnetit të qytetarëve.