SAShK dhe MPPS ranë dakord. “Punonjësit në kopshte do t’i marrin pagat e plota”

Pak minuta para orës 11 kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Jakim Nedellkov, erdhi në Ministrinë për Punë dhe Politke Sociale për ta takuar Ministren Jovanka Trençevska. U tha gazetarëve se pret që sot ta mbyllin çështjen për të cilën realizohej takimi.

“Presim që sot të mbyllim çështjen me problemin me ditët e grevës, kjo do të thotë që t’i marrin pagat e plota në çerdhe, ashtu si punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme”, tha kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.

Dera për në ministri nuk iu hap me të parën.

Por pas takimit që zgjati rreth një orë, Nedellkov doli me lajme të mira. U arrit marrëveshje për pagesën e plotë të pagave të punonjësve në çerdhe. Lajmin e komunikoi Ministrja Trençevska.

“Nënshkruam ndryshimet dhe plotësimet në marrëveshjen kolektive, me çka rregullohet pagesa e pagave dhe e kontributeve gjatë periudhës së grevës. Kah fundi i muajit maj do të sjellim marrëveshje të re kolektive, që do të nënkuptojë të drejta shtesë për të punësuarit në çerdhet e fëmijëve”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Kreu i SAShK-ut Jakim Nedellkov tha se këtu përfundon cikli i bisedimeve me MASH dhe MPPS.

“E rregulluam edhe këtë të drejtë të të punësuarve, vlerësonim se për arsye të ndryshme ishin të diskriminuar dhe nuk ishte në rregull që atyre të ju shkurtohen pagat. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, mbi të gjitha ministrja kishin mirëkuptim në atë çfarë kërkonim, ne ramë dakord për këtë pjesë dhe mendoj se në tërësi edhe me marrëveshjen për rritje me 15% dhe marrëveshjen për marrëveshje të re kolektive, vlerësoj se po përmbyllet në tërësi ky cikli i bisedimeve”, tha Nedellkov.

Ndryshe, SAShK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. SAShK-u fillimisht e hodhi poshtë kategorikisht rritjen prej 10% të pagave të punëtorëve në çerdhe dhe institucione arsimore, e anëtarësia nuk e pranoi as rritjen prej 12% të ofruar nga Qeveria. Me ndihmën e ndërmjetësuesit, palët u ulën në tavolinën e bisedimeve, ndërkaq greva u pezullua. Marrëveshja përfundimtare është që pagat nga shtatori të rriten për 15%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu