Beteja e ashpër ushtarake e forcave turke me ISIS, vriten 14 ushtarë (FOTO)

Katërmbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë në betejën e ashpër kundër grupit militant të shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS në Siri.

Sipas ushtrisë turke, përleshjet kanë ndodhur të mërkurën në qytetin al-Bab, ku Turqia po ndihmon rebelët që të rikthejnë kontrollin, por nga kjo beteje, fillimisht u raportua se kanë humbur jetën 3 ushtarë dhe ishin plagosur dhjetra të tjerë.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, numri i ushtarëve të vdekur ka shkuar në 14, ndërsa i atyre të plagosurve ka arritur në 33.

Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Turqisë në një ditë të vetme, që nga koha kur ka nisur operacionin në Siri në muajin gusht.

Ushtria turke njoftoi se 138 luftëtarë të Shtetit të vetëshpallur Islamik janë vrarë në luftime, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu