“Maqedonia është një dhe është greke nuk do të lejojmë që ky emër të qendrojë edhe në një vend tjetër”, ka thënë lideri i partisë greke Unioni Qendror, Vasilis Leventis.
Leventis ka thënë para bashkëpartiakëve se partia e tij nuk do të pranojë asnjë emër madje as emrin Maqedonia e re.
Lideri i partisë greke Unioni Qendror Vasilis Leventis, ka paralajmëruar qytetarët por edhe politikanët se vitin e ardhshëm në Greqi do ketë dy palë zgjedhje ku do të marrë në konsideratë edhe Maqedoninë, si territor i Greqisë. /albeu.com