Planet për Ballkanin: Federalizim e më pas bashkim i Maqedonisë perendimore me Shqipërinë

Ish-diplomati britanik Timoti Less, në shkrimin e tij të fundit hapur flet mbi atë që kanë sugjeruar ndërkombëtarët lidhur me ndryshimin e kufijëve në Ballkan.

Less i cili më parë ka drejtuar zyrën e ambasadës britanike në Banja Lukë të BeH e më pas edhe repartin për institucione të BE si dhe sekretar politik në ambasadën britanike në Shkup, shkruan se kufijtë duhet të ndryshohen edhe atë nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Kosova e Mali i Zi dhe e gjithë kjo sipas Less duhet që fillimisht të bëhen ndryshime të vogla e më pas ndryshime edhe më të mëdha mes shteteve.

“Në një periudhë shumë të shkurtër Uashingtoni duhet të përkrahë fragmentimin e brendëshëm të shteteve multietnike dhe atë që pakicat kërkojnë, duhet të pranojë kërkesën e shqiptarëve në Maqedoni për federalizim, më pas pranimin e kroatëve si etnitet i tretë në Bosnjë”, shkruan Less.

Lidhur me ndryshimet e kufijëve, Less shkruan se etniteti serb në Kosovë kërkon enklava serbe, shqiptarët në Luginë kërkojnë më shumë autonomi, njësoj si ato në Mal të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu