Zbulohet oferta e Bayern Munich drejt Liverpoolit për sulmuesin Sadio Mane

Bayern Munichu e do me cdo kusht transferimin e Sadio Manes nga Liverpoli dhe tashmë është zbuluar edhe oferta e klubit gjerman.

Mane ka pasur një sezon të mrekullueshëm të mbushur me trofe, duke fituar Kupën FA dhe Kupën e Ligës me Liverpoolin dhe AFCON me Senegalin.

Ai gjithashtu është nominuar për “Lojtarin e Vitit” në Ligën Premier dhe është në garë për Lojtarin Afrikan të Vitit pasi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i turneut në Kupën e Kombeve Afrikane.

Por, tani është raportuar gjerësisht se ai dëshiron të largohet nga Anfield dhe të shkojë përsëri te një klub tjetër i madh, Bayern Munich.

Bayern Munich, i cili është në treg për një sulmues të ri këtë verë për shkak të largimit të afërt të Robert Lewandowski, thuhet se dëshiron ta nënshkruajë atë, dhe tani ka bërë një ofertë.

Sipas Sky Sports Germany, Bayerni i ka ofruar një kontratë trevjeçare Manes, me kushtet personale që nuk duken të jenë problem dhe tashmë ka pajtim.

Pavarësisht se ka vetëm një vit në kontratën e tij aktuale, Bayern thuhet se është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro plus bonuse tjera të mundshme prej 5-10 milionë euro.

Nuk është çudi që Bayerni po kërkon sulmuesin senegalez, i cili ka shënuar 23 gola dhe 5 asistime këtë sezon, 5 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Mane ka fituar gjithashtu Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s që kur iu bashkua Liverpoolit në vitin 2016.

Mane do të sillte një opsion unik për kampionët e Bundesligës, me aftësinë e tij për të luajtur në qendër dhe në krah.

Nagelsmann ka përdorur më parë lojtarë me aftësi të ngjashme si 9-sh fals, gjë që do t’i lejonte Manes të kthehej për të siguruar topin dhe për të çuar sulmin përpara.

Liverpooli tashmë është lidhur me zëvendësuesin e Manes, sulmuesin e Benficas, Darëin Nunez. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu