Kasami – Ahmetit: Trego kush po ti financon mega-koncertet

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sërish ka pyetur kreun e BDI, Ali Ahmeti të tregoj se kush po ia financon mega-koncertet dhe për këtë të shpallë listën e financuesve.

Ja postimi i Bilall Kasamit:

“Kreu i BDI-së paska deklaruar se “mega-koncertin” në këtë kohë krize kaq të madhe ekonomike e financojnë donatorë dhe kompani të ndryshme.

Prandaj për hir të transparencës, këto donatorë por edhe ato kompani duhet t’ju tregohen qytetarëve dhe mos ta fshehin, sepse bëhet fjalë për shuma marramëndëse.

Vetëm pak ditë më parë një kompanisë në Tetovë, zjarri i shkaktojë dëme materiale afër 12 milion euro. Me krijimin e kësaj qeverie shumica e bizneseve kanë pësuar humbje të mëdha nga mos qeverisja e mirë duke i ngarkuar bizneset me shpenzime të panevojshme. Pas kësaj fshihet edhe një aferë mjaft e dyshimt, ku për të arsyetuar mega-korrupsionin e tyre organizojnë koncerte të tilla në kulmin e një krize globale financiare dhe ekonomike e arsyetojnë si financim nga bizneset private.

Le të bëhen transparent dhe të publikojnë me lista donatorët dhe kompanitë që financojnë përndryshe, lihen shume dyshime se gjithë këto shpenzime të panevojshme bëhen nga paratë e zhvatura përmes korrupsionit të funksionarëve të BDI-së!”, ka shkruar Kasami./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu