
Donald Trump ka bërë atë që është cilësuar nga mediat e huaja si “tweet-i i tij më i frikshëm” duke bërë thirrje që SHBA-të duhet të rrisin arsenalin e tyre bërthamor.
Presidenti i zgjedhur, i cili e merr detyrën muajin e ardhshëm, tha se SHBA duhet me patjetër të marrin një veprim të tillë.
SHBA-të zotërojnë 7.100 armë bërthamore, ndërsa Rusia ka 7.300, referuar të dhënave të Shoqatës për Kontrollin e Armëve në SHBA.