Jakimovski: Çatia e çerdhes “Majski Cvet” ka rënë për shkak të motit të keq

Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski sot në mëngjes ka inspektuar hapësirat e çerdhes “Majski Cvet”, dega “Jasmin”, në lagjen Taftalixhe 2, ku gjatë fundjavës ka rënë tavani i gipsit në dy hapësira, ndërsa në një tjetër është dëmtuar.

E kemi vërtetuar arsyen. Me shumë gjasë bëhet fjalë për problem teknik. Me siguri ulluqet nuk janë pastruar dhe për këtë arsye ka ardhur deri te bllokimi i tyre.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çati të fshehur, uji është derdhur përmes ullukut në izolimin që ka rënduar në tavanin e hapësirës që është punuar prej gipsi, ” deklaroi kryetari i komunës Jakimovski, pas inspektimit të kryer.

Gjatë inspektimit, në të njëjtën kohë janë vërejtur edhe disa lëshime teknike gjatë ndërtimit të objektit. Për këto arsye kryetari i komunës ka kërkuar që të kontrollohen projektet, oferta dhe gjendja përfundimtare dhe pas kësaj do të publikohen informacione shtesë në lidhje me rastin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu