Hristijan Mickoski “godet” rëndë BDI-në në protestë, ja çka tha

Mijëra përkrahës të VMRO-së, janë mbledhur para Qeverisë, në protestën e organizuar nga kjo parti. Para tyre fjalim ka mbajtur edhe lideri i kësaj partie Hristjan Mickoski.

Më poshtë eshte fjalimi i Mickoskit:

I bëj thirrje në veçanti bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Së bashku duhet të luftojmë për një të nesërme më të mirë! A do ta lejoni BDI-në të jetë pronari i jetëve tuaja, kur ju jeni pronarë të vullnetit tuaj të lirë.

Dhe nëse ju thonë se VMRO-ja ka qenë arsyeja për gjendjen e rëndë të jetëve tuaja, atëherë duhet t’u thoni qartë në fytyrë se BDI-ja dhe LSDM-ja jua kanë bërë dhjetëfish më të keqe jetën juve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë!

Vetëm shikoni se si bashkarisht e lëshuan debatin për arsyet e djegies së spitalit modular!
Bashkarisht ia kthyen shpinën të vërtetës sikur të bëhej fjalë për tenderë me të cilët çdo ditë po e vjedhin popullin.

Mos i besoni stigmave që hedhin mbi VMRO-në! Dua t’ju them qartë se të njëjtat qendra që jua hidhërojnë jetën dhe që nuk ofrojnë zgjidhje për asnjë nga problemet tuaja, janë burimi i kësaj propagande negative tek shqiptarët për VMRO-në!

VMRO-DPMNE është parti e hapur! Ne jemi këtu për të gjithë! Dhe për shqiptarët! Dhe për turqit! Dhe për serbët, vllehët dhe boshnjakët! Ne jemi këtu për të gjithë qytetarët e grabitur, dhe të poshtëruar të Maqedonisë! I shtrijmë dorën të gjithëve!

Dhe atyre që emigruan. Kjo është një betejë edhe për ta. Për njerëzit nga Struga dhe rreth Strugës, për rajonin e Mavrovës dhe Rekës, nga Rostusha, Llabunishta, Plasnica, Urviçi, Mogorçe, Otishani, Xhepishti, Kosovrasti e shumë të tjerë nga shumë vendbanime të cilët e duan Maqedoninë pafund dhe janë të detyruar të shkojnë në Itali, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera. Le ta dijë dhe nëna nga Jelovjani që pret fëmijën e saj dhe ata që nuk i dëgjojnë zërat e fëmijëve në rrugicat në Skudrinje. Ne duhet t’i kthejmë këta njerëz.

Shprehim gatishmëri për të luftuar së bashku për mëngjesin e ri që do të sjellë diellin e ri të lirisë, jetë më të mirë dhe drejtësisi! Ejani me ne që të luftojmë së bashku!”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu