Ali Ahmeti sot në ora 13 takohet me liderët e partive shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar sot në takim Kryetarët e partive shqiptare për të bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, për sot (e shtunë) 24.12.2016, ka ftuar në takim Kryetarët e partive shqiptare për të bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Takimi do të realizohet në Hotel Aleksandar Palas me fillim në ora 13.00”, theksohet në kumtesën e BDI-së./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu