Serbia kërcënon ashpër Kosovën

Ministri serb i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandar Vulin, ditë më parë ka bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

“Unë besoj se Qeveria e Kosovës duhet të bjerë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe të përgjithshme lokale”, theksoi Vulin.

Analistët e vlerësojë se Serbia në vazhdimësi ka sfiduar institucionet e Kosovës duke e manipuluar komunitetin serb të Kosovës dhe duke e përdorur atë si instrument për të arritur qëllimet e saj, duke mos kursyer asgjë.

Faton Abdullahu, Këshilltari politik i kryeministrit  Mustafa ka thënë se Vulin vetëm po shkakton zhurmë, derisa qeveria e Kosovës po vazhdon me projektet e saj.

“Ai paguhet për të bërë zhurmë dhe këtë biznes e ka kuptuar drejtë. Është mendësia e tillë nga Vulin dhe të tjerët si ai ajo që po perëndon pakthyeshëm dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe vitet e ardhshme me projekte konkrete progresive dhe në bashkëpunim me Bashkimin Evropian të punojmë në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallime”, është shprehur Abdullahu.

Kosova nuk varet nga lista serbe!

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se vetëm në Beograd mundet me rënë kjo përçarje e listës serbe, pasi është përçarje në mes tyre dhe mund të jetë vetëm në mes Beogradit.

Ai ka pohuar se lista serbe duhet të lirohet nga ndikimi i Serbisë pasi ata duhet të jenë vet kreatorë të politikës së tyre dhe interesave të tyre në Kosovë dhe jo të jenë të varur nga Beogradi.

“Kosova nuk varet nga lista serbe sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, pasi përçarja e kësaj liste është rezultat i brendshëm i raporteve në këtë subjekt që fare nuk ka të bëjë me gjëra tjera politike. Ky është edhe një sinjal që serbet e Kosovës duhet të vetëdijesohen politikisht dhe të kenë orientimin e tyre në Kosovë”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, Serbia nuk vendos fare për kurrfarë zgjedhje në shtetin e Kosovës, për çështje e lidershipit të Kosovë. “ Sa i përket politikave dhe zgjedhjeve, Kosova shkon në zgjedhje kur këtë e dëshirojnë pozita dhe opozita në Kosovë , andaj kjo retorik serbe boshe dhe me këtë Serbia po tregon se është në krizë për të kontrolluar serbët e Kosovës”, ka thënë Burjani.

Ndryshe njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ka deklaruar se çështja e ndërhyrjes se Serbisë në shtet ndërtimin e Kosovës nuk është diçka e re.

Sipas tij, kjo hapësira është e mbjellë si mallkim nga plani i Atasarit me te cilën plane për ti kënaqur interesat e një vargu vertikal me diskriminim pozitiv që edhe një serbe të bëjë një kërkesë që thjesht i teket e cila merr dimension politik dhe arrin deri ne Bruksel.

“Pse të mos sillet në rrolin e tutorit ministri serb Vulin, kur duke testuar terrenin i ka dalë goxho i butë dhe i këndshëm për veprim. Para se të vijmë te kërkesa e të njëjtit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, kemi plotë e për plotë raste që Serbia nga jashtë dhe nga brenda e sfidon Qeverinë e Kosovës, që nga Qeveria e përkohshme dhe deri më sot. Ne kemi pasur disa herë bllokim rrugësh në Graqanicë, Pasjan, dhe Ranilluki me tentimi të ndërtimit të një përkujtimore për kriminelin Millosheviq. Pra strukturat paralele, fyerja e nënave gjakovare nga një psikopat Jabllanoviq ,okupimi i pronave të pa drejte rreth Manastireve dhe kishave, pretendimi për Brezovicen, akoma vajtimi i Trepçës probleme me gjykatën në veri, pastaj vrasja e policit të njësisë speciale, pengimi i kryeministrit me qarkullua i lirë në rrugë e Kosovës, djegësja e doganave, muri ndarës i Mitrovicës dhe Kosovës, kërkesa në mënyre ultimative për asociacionin etje etj, të gjitha këto janë veprime më të rrezikshme se vetë kërkesa për të ra qeveria e Prishtinës siç thotë Vulin”, është shprehur Haziri.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të miratoje një kod apo aneks marrëveshje për të gjithë Ministrat dhe stafet politike që automatikisht largohen nga pozitat nëse vijnë në kundërshtim me të paktën një element që i përkasin interesave të Republikës së Kosovës.

“Normal, sikur të jemi shtet formues dhe me fanatizëm të jemi të lidhur për shtetësisë së Kosovës dhe interesave kombëtar nuk duhet që të bie qeveria , sepse ju ka tek një grushti serb me prapavije të përçahen. Duke i njohur mirë serbet, edhe mund të kenë planin e orkestruar për përçarje të planifikuar. E vërteta është se qeveria ka shumë sfida tjera që nuk funksionon si duhet, skandale të një pas njëshme për të cilat ka shumë vërejtje dhe pakënaqësi të masës së popullit, por assesi nuk duhet të lejojmë që të bie me ndikimin serbe”, ka thënë Haziri.

Serbia i ka përdorur si armë kundër Kosovës edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Nexhmedin Mustafa politolog ka pohuar se qëndrimi i Serbisë është i njohur karshi republikës së Kosovës dhe se kjo nuk është diçka që po ndodh tani, andaj institucionet e republikës së Kosovës, opinioni, shoqëria kosovare nuk do të do të duhej të befasoheshin.

Sipas tij, ajo çfarë të bënë për tu habitur është kur zyrtar institucional nga Kosova reagojnë vazhdimisht vetëm me deklarata duke i kujtuar të tjerëve se ne jemi republikë dhe shtet i pavarur, veçanërisht duke i kujtuar Beogradit.

“Në fakt mungon reagimi me vepër – institucional karshi veprimeve dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë së Serbisë në Kosovë. Serbia vazhdimisht ka kërcënuar Kosovën, sovranitetin e saj me ndërhyrje të vazhdueshme. Në vazhdimësi ka sfiduar institucionet vendore, e në veçanti pushtetin nëpër komuna duke instaluar komuna paralele me dirigjim dhe financim nga Beogradi zyrtar. Pastaj ka përdor mjete propaganduese edhe duke inskenuar raste nga më të liga dhe duke ua m’veshur ato shqiptarëve”, është shprehur politologu Mustafa.

Ai ka pohuar se të njëjtat raste, që vet i ka inskenuar Serbia i ka përdorur si armë kundër Kosovës edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç ishte rasti i Gorazhdecit.

“Serbia në vazhdimësi ka sfiduar institucionet e Kosovës duke e manipuluar komunitetin serb të Kosovës dhe duke e përdorur atë si instrument për të arritur qëllimet e saj, duke mos kursyer asgjë. Çdo thirrje e zyrtarëve nga Beogradi kundër institucioneve vendore në Kosovë, do të shërbente si motiv shtesë për të bashkuar pozitë e opozitë në Kosovë, kur në pyetje janë interesat nacionale të Kosovës. Qeveria e Kosovës, duhet të veprojë edhe duke i arrestuar çdo kë që futet ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, qofshin ata edhe zyrtarë nga Serbia. Vetëm kështu, duke u zbatuar ligji, Serbia e merr mësimin e duhur, në të kundërtën ajo do vazhdojë me metodën e vjetër”, ka thënë politologu Mustafa./BS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu