Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,83% në krahasim me vendimin e datës 27.06.2022.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2,50 denarë/litër.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS 95- do të shitet për 109.00 (denarë / litër)

EUROSUPER BS 98- do të shitet për 111.50 (den/litër)

EURODIESEL BS (DE V) do të shitet për 106.50 (denar/litër)

Vaj për djegie – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 105.00 (den/litër).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu