Shiu i fortë dhe erërat bëjnë shumë dëme në Shkup (FOTO)

Shiu i forte ka kapluar sot Shkupin me rrethinë nga shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pamjet e siguruar shihen se si ka rënë çatia e një objekti në Duqanxhik të Shkupit.

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi pasditen e sotme qytetin e Shkupit ka shkaktuar disa dëme.

Në parkingun afër ndërtesave te Q.T. “Mavrovasja” është rrëzuar një dru që ka dëmtuar disa vetura përreth.

Një tjetër dru është shkulur në rrugën “Cvetan Dimov”, gjegjësisht te “Çairçanja”. Rrugët tjera të qytetit gjithashtu janë mbushur me ujë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu