Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në qeveri nëse nuk plotësohen kushtet.
Ndonëse ishte i pranishëm në takimin e liderëve dje, kryetari i LR PDSH Ziadin Sela përsërit se edhe në takim ka folur mbi parimet dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen me qëllim që të bëhet marrëveshja për koalicion.
“Unifikimi në qëndrime i subjekteve politike, tryeza e bisedimeve ndërmjet subjekteve politike shqiptare pa përjashtim, kushte dhe jo kërkesa, mospjesëmarrje në qeveri pa u plotësuar kushtet, janë çështje që po i premtoj gati dy vite.
Asgjë nuk kam ndryshuar as sot në qëndrime, asgjë nuk do ndryshoj as nesër, rrugë tjetër nuk ka, në qoftë se dikush ka zgjidhje tjetër po e dëgjoj me kënaqësi”, ka thënë Sela, transmeton “Zhurnal”.