Në një atmosferë miqësore është mbajtur takimi i disa liderëve shqiptarë, i iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Takimin e sotëm e kanë bojkotuar lideri i PDSH-së dhe ai i Lëvizjes Besa.
Mirëpo, edhe sekretari i përgjithshëm i LrPDSH e ka përcjellë i ngazëllyer këtë takim bashkë me mediat.
Në rrjetin e tij social ai ka shkruar” Pas më shumë se 25 vjetësh demokraci, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, do të ulen në të njëjtën tryezë sot në Shkup, për të ndërtuar një strategji të përbashkët për shqiptarët. Moment Historik..
Dhe ky moment “historik” nga fotot e shkrepura atë e zu te dera./Sakte.net