Sali Berisha komentoi aferën korruptive të inceneratorëve, tha se do bëjë gjithçka që Rama të mos ‘mbijetojë’ më në krye të qeverisë.
Kreu i selisë blu u shpreh se Rama synon vetëm vjedhjen dhe pasurimin e zyrtarëve të tij duke varfëruar kështu qytetarët shqiptarë.
“Nga një seri zhvillimesh dramatike, të cilat de fakto kanë rrëzuar Kushtetutën e vendit, kanë rikthyer monizmin e plotë i cili është i papajtueshëm me demokracinë dhe demokracia në kushte monizmi nuk ekziston, i cili në çdo vendim që merr vjedh pasuritë publike, buxhetin e shtetit, pasuron nomeklaturën e tij dhe varfëron qytetarët shqiptar.
Rama është bërë tellall kryesor i Beogradit në Europë, është bërë faktor destabiliteti në rajon me Ballkanin e Hapur, është vetëm Ballkan i Hapur për krimin, drogën, hegjemoninë serbe. Ka mbështetjen e Lavrov dhe George Soros.”– tha Berisha.