Kryetari i të “Majtës”, Dimitar Apasiev, thotë se negociatat për anëtarësim në BE nuk duhet të ndërpriten, por në këtë Union duhet të hyjnë si maqedonas.
Ai në një bisedë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase pohoi se Bashkimi Europian në të ardhmen do të humbiste atraktivitetin e tij.
“Ndërkohë po ndodhin ndërrime tektonike gjeopolitike dhe ne duhet të marrim rrugën e rendit të ri botëror, në të cilin BE-ja do të jetë vetëm një shërbëtore e Amerikës, siç është tani”, shpjegon Apasiev.
Ai thotë se ka shumë alternativa të tjera dhe çdo politikan i ndërgjegjshëm duhet t’i luajë të gjitha alternativat. /INA/