Apasiev thotë se Maqedonia duhet të shoh alternativa tjera, BE s’është atraktive, vetëm shërbëtore e SHBA-ve

Kryetari i të “Majtës”, Dimitar Apasiev, thotë se negociatat për anëtarësim në BE nuk duhet të ndërpriten, por në këtë Union duhet të hyjnë si maqedonas.

Ai në një bisedë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase pohoi se Bashkimi Europian në të ardhmen do të humbiste atraktivitetin e tij.

“Ndërkohë po ndodhin ndërrime tektonike gjeopolitike dhe ne duhet të marrim rrugën e rendit të ri botëror, në të cilin BE-ja do të jetë vetëm një shërbëtore e Amerikës, siç është tani”, shpjegon Apasiev.

Ai thotë se ka shumë alternativa të tjera dhe çdo politikan i ndërgjegjshëm duhet t’i luajë të gjitha alternativat. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu