Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka përshëndetur votimin e propozimit francez në parlament, gjë e cila i hap rrugën vendit për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Pendarovski shkruan se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e integrimit europian të vendit.
“Vendimet e sotme të Kuvendit dhe Qeverisë nënkuptojnë mbështetje për agjendën evropiane të vendit. Vendimet nuk ishin aspak të lehta për t’u marrë, por do të mundësojnë zhbllokimin e integrimeve evropiane dhe zbatimin e procesit të nevojshëm të shqyrtimit. Tani është e nevojshme që BE-ja të japë, pa vonesë”, ka shkruar presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Facebook.