Zeqiri nga ASH i përgjigjet Grubit: Mjeshtri i gafave na bëri përsëri të qeshemi

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët përmes një postimi në facebook i është përgjigjur zv/kryeministrit të parë Artan Grubit i cili tha se paralajmërimi i tij për një iniciativë franceze opozitës i dukej propagandë politike, ja ku jemi sot, Zeqiri e ka cilësuar si mjeshtër i gafave që përsëri bëri të qeshemi.

Postimi i plotë

Propagandisti Artan Grubi që me dhjetëra herë ka huqur në mënyrë skandaloze shumë paralajmërime dhe deklarata publike, qenka lavdëruar se e ka qëlluar paralajmërimin për propozimim francez në fund të vitit të kaluar.

I gjithë opinioni e di mirë se kur një shtet evropian merr kryesimin e BE-së, ka dhënë propozime dhe ka bërë tentime për debllokimin e procesit integrues. Ta paralajmërosh këtë është njëjtë sikur të paralajmërosh se çdo mëngjes lind dielli. Në vend që të lavdërohet me meritat e huaja, Grubi duhet të jap llogari përse partia e tij e ka vonuar kaq vite hapjen e bisedimeve, përmbushjen e standardeve, zbatimin e reformave, përse kanë rritur mosbesimin në gjyqësor dhe institucionet e tjera.

Në vend të shpifjeve, është mirë të tregojë pse ai, BDI-ja dhe shumica parlamentare deshën të mos kalojë në Kuvend propozimi frances, duke mos siguruar kuorum pa të cilin as në votim nuk do mund të viheshin konkluzionet e propozimit frances!?

Përveç kësaj, Grubi më së paku duhet të flet për saktësi në paralajmërime, kur gjithë opinioni është zbavitur me huqjet dhe gafat e tij, nga selfie me Nexhat Agollin, datat e një pas njëshme për hapjen e bisedimeve, herë në qershor e herë në dhjetor.

Meqë thotë se qenka mësuar ta qëllojë, le të tregojë kur do të hapet kufiri në Llojan?“, përfundon Zeqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu