Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Krenar që Shqipëria e të gjithëve ne ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ndihet krenar që sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Përmes një postimi në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet sot në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

“Mirëmëngjesi 🦅 me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”- shkruan Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu