Kovaçevski: RMV-ja deri në fund të vitit 2030 do bëhet antare e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se legjislacioni i Maqedonisë është pothuajse 45 për qind i përafërt me atë evropian dhe se negociatat për anëtarësim do të jenë vetëm një nxitje shtesë për përshpejtimin dhe thellimin e këtyre proceseve.

Ai tha se të gjitha institucionet relevante janë të gatshme të kontribuojnë në procesin e shqyrtimit.

Ne jemi të vetëdijshëm se kohëzgjatja e negociatave do të varet kryesisht nga zbatimi i reformave të nevojshme, si dhe nga aftësia e BE-së për të mbështetur dhe thelluar zhvillimin e vet, duke garantuar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj. Në këtë kuptim, përmes punës intensive dhe të përkushtuar, Maqedonia e Veriut synon të jetë plotësisht e përgatitur për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2030, në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së deri në fillim të periudhës së ardhshme buxhetore të BE-së”, tha Kovaçevski.

Për kohëzgjatjen e negociatave, kryeministri theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut si më parë, ajo do t’i përmbahet parimeve të transparencës dhe gjithëpërfshirjes së të gjithë aktorëve socialë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu