Sekretari gjeneral i LR-PDSH–së, Arben Tarvari ka komentuar në rrjetin e tij social, takimin e djeshëm të katër liderëve të partive politike shqiptare, të inicuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që ftesës iu përgjigjen Ziadin Sela i LR-PDSH-së, Vesel Memedi i RDK-së dhe Gëzim Ostreni i UNITET-it, njofton TetovaSot.
“A është e porositur kjo dhe prej kujt?!
Dua të deklaroj publikisht se Aleanca për Shqiptarët dje nuk ka bërë koalicion për qeveri me asnjë parti politike, thjesht ishte një takim ndërmjet partive politike shiptare në Maqedoni, ku ishin të ftuar të gjitha partite politike, pa përjashtim. Takimi u mbajt para kamerave dhe dolëm me komunikat të përbashkët!
As nuk i lidhëm flamujt me partitë maqedonase, as po negociuam me dikend se si t’ia japim votat shqiptare maqedonasve?!
A duhet të përçahemi, apo të unifikojmë qëndrimet tash kur partitë maqedone janë të barabartë me qëllim që të realizohen kushtet e shqiptarêve.
Ja, ne si LR PDSH, publikisht deklarohemi se nuk jemi të interesuar për poste dhe pozicione në qeveri, pa kushte do të votojmë çdo qeveri e cila do i avanson të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni…”, shkruan në fb Arben Tarvari.