Kërcënim me bombë në Moskë, policia evakuon 3 mijë njerëz

Policia e Moskës ka evakuar gati 3000 njerëz nga tre stacione të ndryshme hekurudhore pas marrjes së një kërcënim anonim me bombë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të hënën.

Agjencia e lajmeve” TASS” tha se policia ështe duke përdorur qentë e antigrogës për të kontrolluar stacionet hekurudhoe; Kazansky, Leningradsky dhe Yaroslavsky.

Të treja stacione janë të vendosura në njëjtin shesh në Moskë, shkruan “Reuters”.

Evakuimi masiv ndodhi pasi shërbimet e sigurisë morën një telefonatë kërcënuese nga një person i panjohur, që paralajmëroi në lidhje me disa shpërthime bombash.

Pasagjerët dhe stafi u zhvendosën larg 3 stacioneve, ndërkohë që forcat speciale bombë blinduan zonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu