Mitrofanova: Dërgesat e gazit rus në Bullgari mund të rifillojnë menjëherë nëse paguan Gazprom në rubla

Dërgesat e gazit në Bullgari mund të rifillojnë në çdo kohë nëse pala bullgare paguan për to sipas skemës që plotëson kërkesat e Gazprom, tha ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, në një intervistë për televizionin Rusi-24, transmeton InfoShqip.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Mitrofanova pret që në Sofje të mbizotërojë pragmatizmi në çështjen e gazit, por shton se për momentin nuk ka sinjale pozitive në këtë drejtim.

Ajo informon se shumë energjetikë bullgarë e thërrasin Sofjen zyrtare për pragmatizëm dhe rikthim të marrëveshjes me Gazpromin, e cila vlen deri në fund të këtij viti.

“Pra, menjëherë pasi pala bullgare të vendosë të paguajë sipas skemës së kërkuar nga Gazprom, pra të paguajë në euro në një llogari të veçantë, e cila do të konvertohet në rubla ruse, do të vazhdojë dërgesa në Bullgari,” tha ambasadorja Mitrofanova.

Deklarata e Mitrofanova vjen disa orë pasi qeveria bullgare në largim njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje për blerjen e shtatë cisternave të gazit të lëngshëm midis tetorit të këtij viti dhe prillit të vitit të ardhshëm.

Më herët presidenti bullgar Rumen Radev kritikoi veprimet e qeverisë së Kiril Petkovit në fushën e energjisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu