Deputetja Duda Balje: Mos keni frikë nga bartja e shamive në shkollat publike

Deputetja Duda Balje ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale rreth çështjes të shumë debatuar kohëve të fundit, asaj të mbajtjes së shamive në shkollat publike, shkruan InfoShqip.

Ajo ka dhënë mbështetjen e saj të plotë dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tregojnë se nga çfarë kanë frikë.

Postimi i plotë:

“Sërish hapim pyetjen e Udhëzimit Administrativ, 06/2014 QË NDALON BARTJEN E SHAMIJAVE NË SHKOLLAT PUBLIKE TË RKS përsëri flasim për të drejtën e mishëruar në Kushtetutën e vendit tonë dhe përsëri kërkojmë nga autoriteti në vend që t’u lejojë vajzave të drejtën për vendimin e tyre se si do të duken dhe çfarë do të veshin!

Dhe pas gjithë debateve dhe mendimeve të ndryshme, unë pyes:

1. Ndoshta problemi nuk është tek ajo copa e bukur që bartet në kokë, por problemi është të lejosh një grua muslimane të rritet në një intelektuale?

2. Nëse shteti ua ndalon vajzave të ndjekin mësimet me shami, a ka shteti plan B, çfarë do të bëjë me to, çfarë mundësi të tjera arsimimi do të ofrojë (nëse supozojmë se nuk duan të shkojnë në medrese. ).

3. Kush i jep kaq shumë kompetencë kujt është kusht arsimimi, ose hiqe shaminë ose nuk ke ku të shkosh me të, do të mbetesh e pashkolluar!

2. Dhe a e di ndokush se sa gra të mbuluara punojnë sot në institucionet publike në Kosovë?

Për mua, shamia është një simbol i devotshmërisë dhe një shenjë e forcës së brendshme të madhe, sepse një grua e veshur me hixhab bëhet një shenjë e dukshme e Islamit. Gratë muslimane, për shkak të paraqitjes së tyre me shami, shpesh detyrohen të mbrojnë jo vetëm vendimin e tyre për t’u mbuluar, por edhe fenë dhe të drejtat e tyre themelore.

Unë e respektoj dhe mbështes!
E dashur Qeveri, nga çfarë ke frikë?”, ka shkruar Balje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu