Përgjigja e Erdoganit pasi pyetet se kë ka model në jetë (VIDEO)

Pyetjes së prezantuesit në një emision se “kush janë mendimtarët që ju merrni si model?”, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj:

“Keni bërë një pyetje të vështirë dhe përgjigjja për nuk është aq e lehtë. Kjo pyetje duhet parë nga e kaluara e lashtë e deri më sot.

Para së gjithash, nëse shikojmë modelin dhe udhërrëfyesin tonë që nga kohërat e lashta e deri më sot, modeli ynë i vetëm dhe udhërrëfyesi ynë i vetëm është profeti ynë i dashur, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.”

Në një koment që iu bë kësaj përgjigjeje, thuhet se si lider i Turqisë dhe si politikan, askush nuk do ta fajësonte Presidentin Erdogan nëse ai në përgjigje të pyetjes do të thoshte se modeli i tij do të ishin liderët e mëdhenj turq, si themeluesi i shtetit osman, Sulltan Fatihu, Sulltan Sulejmani, madje edhe Sulltan Abdulhamid, pasardhësi i të cilit është ai. Megjithatë, Erdogan zgjodhi emrin më të duhur që i shkon përshtat atij si lider. /tesheshi.com/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu