Zyrtarë të lartë të BDI-së janë duke lobuar për koalicionim me VMRO-DPMNE. Kjo bëhet e ditur nga burime partiake pranë VMRO-DPMNE-së, që siç thonë qëllimi është që të vazhdojë koalicionimi i përbashkët. Nga kjo parti kanë konfirmuar se janë në komunikime të rregullta me BDI, pasi që janë pjesë e ekzekutivit, por nuk japin detaje për koalicionime.
Ndërkohë në BDI këto lajme të lansuara i vlerësojnë si spekulime dhe nuk duan që ti komentojnë atë. Por siç mësohet kontaktet e tilla që kanë si temë koalicionimet po zhvillohen pa dijeninë e Ahmetit, ndërsa funksionarë të caktuar që po lobojnë në këtë drejtim, në rast të rezultatit do të shpërblehen me poste dhe benefite të mëdha. Deri tani nuk ka asnjë lëvizje zyrtare rreth bisedimeve për formimin e Qeverisë së re.