Heshtje në PDSH, Thaçi në dorëheqje nuk do të deklarohet

Në PDSH po mbretëron heshtja dhe se pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi, nuk po jepen qëndrime zyrtare lidhur me zhvillimet e fundit. Nga kjo parti ende nuk kanë qëndrim se cili do të jetë pozicioni i tyre lidhur me koalicionimet, dhe se PDSH a do të ngelet në opozitë me dy deputetët e saj. PDSH nuk është pjesë e bisedimeve të iniciuara nga BDI për hartimin e një memorandumi të përbashkët me kërkesa të shqiptarëve. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas shpalljes së rezultateve zyrtare theksoi se për çështje madhore mandatet e tyre do të jenë në shërbim të Lëvizjes BESA./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu