Turqia: Asnjë shqetësim nga sanksionet prej SHBA-së

Ministri turk i Financave Nureddin Nebati tha të premten se qarqet e biznesit nuk duhet të shqetësohen nga një paralajmërim për sanksionet e mundshme të SHBA-së kundër kompanive që bashkëpunojnë me kompanitë ruse të sanksionuara.

“Është e pakuptimtë që letra e dërguar organizatave të biznesit turk të shkaktojë shqetësim në rrethet tona të biznesit”, ka shkruar ai në Twitter.

Javën e kaluar, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara i dërgoi një letër Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turk (TUSIAD) dhe Ministrisë së Financave për të paralajmëruar kompanitë turke se rusët po përpiqen të anashkalojnë sanksionet perëndimore përmes Turqisë.

“Turqia i kushton shumë rëndësi përpjekjeve të përbashkëta dhe forcimit të bashkëpunimit me aleatët e saj kundër sfidave globale dhe rajonale”, tha Nebati.

“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë lidhjet tona ekonomike dhe tregtare me fqinjët tanë, veçanërisht në fushën e turizmit dhe sektorë të ndryshëm të pasanksionuar.”

Ai shtoi se “të gjithë lojtarët” e ekonomisë turke janë të përkushtuar ndaj parimeve të një ekonomie të tregut të lirë dhe po përpiqen të rrisin pjesën e tyre në tregtinë globale. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu