Projekti saudit: “Qyteti i ri” rreth Xhamisë së Profetit në Medine

Si pjesë e projekteve që synojnë përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen pelegrinëve në Medinë, Princi i Kurorës saudit Mohammed bin Salman nisi punimet infrastrukturore dhe zbuloi masterplanin për projektin “Rua Al Medinah”, që ndodhet në lindje të xhamisë së Profetit.

Projekti zbatohet nga kompania Holding Rua Al Madinah, në pronësi të Fondit të Investimeve Publike, e cila merret me zhvillimin e pasurive të paluajtshme në qytetin e Medinës.

Princi i kurorës saudite vuri në dukje se projekti, në përputhje me objektivat e “Vizioni 2030”, do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit për të pritur pelegrinët në vitet e ardhshme dhe do të zbatohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Princi Mohammed bin Salman thekson, në deklaratat e publikuara nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), se projekti do të ndërtohet në një sipërfaqe totale prej 1.5 milionë metra katrorë. Ai do të përmbajë 47,000 dhoma hoteli deri në vitin 2030 dhe 63 për qind e sipërfaqes së projektit do të jenë sheshe të hapura dhe zona të gjelbra që do të lehtësojnë aksesin e vizitorëve në Xhaminë e Profetit.

Projekti ofron zgjidhje të plota transporti, të cilat përfshijnë nëntë stacione autobusi, një stacion metroje, një pistë automjetesh vetëdrejtuese dhe parkingje nëntokësore. Kjo do të mundësojë qasje më të lehtë në Xhaminë e Profetit dhe ndërtesat rezidenciale dhe tregtare përreth, si dhe do të hapë mundësi të shumta punësimi.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë shërbimet e ofruara për haxhinjtë në Medine si një destinacion modern islam dhe kulturor, pasi ai mbështetet në mekanizmat modernë të planifikimit urban, konceptet e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe infrastrukturën e avancuar që ofron shërbime novatore, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësinë e jetës dhe përmirësimin e komoditetit dhe luksit. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të pasurohet përvoja e banorëve dhe vizitorëve të Medinës, pasi do të përmirësohet niveli i shërbimeve që u ofrohen, si dhe do të rritet kapaciteti hotelier dhe cilësia e shërbimeve në vendndodhjen në lindje të Xhamisë së Profetit.

Rua Al Madinah Holding tha se, përveç kontributit në arritjen e qëllimeve në sektorët e Haxhit, Umres dhe në “Vizionin 2030”, përmes projekteve të saj që synojnë pasurimin e përvojës së banorëve dhe vizitorëve të Medinës, ky projekt do të ringjallë trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore të qytetit. Projekti do të shfaqë shumë monumente historike me rëndësi të madhe, dhe trashëgimia unike e qytetit të shenjtë do të jetë e dukshme në projektimin e të gjitha ndërtesave dhe strukturave.

Nga ana e tij, Princi Faisal bin Salman bin Abdulaziz, guvernator i provincës Medine, e përshkroi projektin “Rua Al Medinah” si “një nga projektet më të rëndësishme dhe ambicioze të zhvillimit që do të kontribuojë në forcimin e dimensionit fetar dhe kulturor të qytetit të Medinës. Ai gjithashtu pasuron përvojën e vizitorëve dhe banorëve dhe punon për të zhvilluar sistemin e shërbimeve të ofruara për mysafirët në qytetin e Profetit të Zotit, një vend tjetër i shenjtë i vizituar nga miliona muslimanë nga e gjithë bota.”

Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2017, Fondi për Investime Publike në Arabinë Saudite njoftoi themelimin e kompanisë “Rua Al Medinah” për zhvillim urban, qëllimi i së cilës është të rrisë gatishmërinë e vendit të Xhamisë së Profetit për të pritur një numër në rritje të vizitorëve në Medine. /tesheshi.com/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu