Erdoğani shprehet se tashmë është marrë vendim për udhëtim mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Türkiye-s me letërnjoftime. Marrëdhëniet Türkiye-Bosnjë e Hercegovinë janë ‘të jashtëzakonshme’, tha presidenti Erdoğan, duke shprehur mbështetje për integritetin territorial dhe stabilitetin e vendit.
Erdoğan mbi ndryshimet në Ligjin Zgjedhor në BeH:
Vendimin për Ligjin Zgjedhor duhet ta japin të 3 liderët. Ndërhyrja e përfaqësuesit të lartë është në kundërshtim me demokracinë.