Hoxha: Prurje të reja në Lëvizjen BESA në Shkup

Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar për prurje të reja në këtë subjekt.

“Së bashku me kryetarin e Degës së Çairit Valon Bela dhe sekretarin Astrit Iljazi, sonte realizuam takim me strukturat e nëndegës së Fushë Tophanës.

Pas prurjeve të reja me kërkesë të vetë strukturave të nëndegës u bë edhe rifreskimi i udhëheqësisë së nëndegës ku me vota unanime u zgjodh edhe kryetari i ri i nëndegës Emir Bislimi të cilit i dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij!”, ka nënvizuar Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu