Zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Click Plus” në TV21 deklaroi se për ndryshimet kushtetuese do të arrijnë të sigurojnë nga opozita maqedonase votat e 6 deputetëve. Grubi tha se aktualisht “pro” ndryshimeve kushtetuese janë 74 deputetë të Kuvendit.
“6 do t’i gjejmë në frymën pro-evropiane e cila është në rritje siç po e shohim. Tek kush? Në opozitën maqedonase. Dmth deputetë të VMRO-së po thoni? Opozita maqedonase nuk është vetëm VMRO-ja. Po thoni që edhe prej Levicës do të merrni vota? Aty keni parti tjera politike në kuadër të VMRO-DPMNE-së.
E keni Partinë Socialiste, e keni Partinë Serbe, keni Partinë Rome, keni parti tjera, keni të pavarur”, tha mes tjerash Grubi.