Rusia mobilizohet për herë të parë që nga “L2B”, Ukraina me doza ironie: Gjithçka po u shkon sipas planit?

Ukraina i është përgjigjur me doza irone fjalimit që Vladimir Putin mbajti mëngjesin e mërkurës kur edhe njoftoi një mobilizim të pjesshëm të popullsisë. Një zyrtarë i lartë ukrainas, ndërsa komentonte fjalimin e Putinit u shpreh se “jeta ka një goxha sens humori.”

Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës së Presidentit të Ukrainës, shkroi në Twitter: “Jemi në ditën e 210 të ‘luftës treditore’. Rusët që kërkuan shkatërrimin e [Ukrainës] përfunduan me mobilizim, kufij të mbyllur, bllokim të llogarive bankare, burg për dezertim. Gjithçka po shkon ende sipas planit, apo jo? Jeta ka një sens të madh humori.”

Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke paralajmëruar Perëndimin se nëse vazhdon atë që ai e quajti “shantazhin bërthamor”, Moska do të përgjigjet me fuqinë e të gjithë arsenalit të saj të gjerë.

Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin tonë, ky nuk është blof,” tha Putin në një fjalim televiziv drejtuar vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu