Kryeministri shqiptar Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të largohet nga politika. I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu në intervistën në “Opinion” se ‘vetë e ke shprehur se ka ardhur momenti e dua të largohem nga politika’, Rama u përgjigj:
“Jo nuk më ka ardhurr, përkundrazi, sa më shumë ju përpiqeni që të ma sillni atë moment, aq më shumë ma shtoni frymëzimin që të vazhdoj përpara e shikoj realisht që vendi është në një process rritjeje të qëndrueshme.”
Ai ka sulmuar keq opozitën duke e cilësuar si një pasrti që nuk ka as fe, as atdhe.
“Kanë dalë fakte në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse, është financim rus. Përjashtim bëjnë karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe. Them për ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për ata e kam fjalën”, deklaroi kryeministri Rama.