Skenës politike në Maqedoni do t’i shtohet edhe një parti e re politike

Skenës politike në vend do t’i shtohet edhe një subjekt i ri politik. Në vigjilje të festës së 11 Tetorit, kreu aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrieski, ka promovuar në Prilep shoqatën “Për qytetarët tanë”.

Edhe pse nuk e cilëson si parti politike, shoqata ka synim pjesëmarrjen aktive në politike, madje sfida e parë do të jenë zgjedhjet parlamentare të rradhës. Dimitrievski mohoi që në këtë nismë të ketë gisht ish kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Nisma e jonë do të vazhdojë deri në qëllimin final, formimin e një lëvizje qytetare e cila do të merr pjesë më zgjedhjet e rradhës parlamentare, qofshin të regullta ose të parakohëshme. Kjo nuk është parti politike, është lëvizje qytetare. Ne jemi të hapur për të gjithë. Ende nuk ka anëtarë të shquar e të njohur. Bëhet fjalë për spekulime. E kam thënë dhe përsëritur shumë herë se unë e respektoj Cërvenkovskin maksimalisht, si ish kryetar shteti por, deri tani, nuk kam biseduar me të për këtë nismë dhe as ai nuk më është drejtuar që të bisedojmë për këtë iniciativë.” – tha Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrieski.

Nisma pretendon të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe, siç thotë Dimitrieski, do t’u jep mundësi të qytetarëve të vendosin sipas bindjeve të tyre në interest ë tyre dhe shtetit.

Shoqata “Për qytetarët tanë” është formuar sipas modelit të shoqatës qytetare “Për Kumanovën tonë”, platformë me të cilën Dimitrieski garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale, pasi partia amë LSDM nuk e përkrahu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu