Xhambaski sërish provokon, por edhe ëndërron shumë: Edhe sot nuk heqim dorë nga ideja e Bullgarisë nga Ohri në Detin e Zi

Eurodeputeti Angel Xhamaski drejtoi provokime dhe gjuhë të urrejtjes në Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Për 129 vjet VMRO mbron Bullgarinë dhe interesat bullgare në Maqedoni. Ne nuk do të dorëzohemi sepse Maqedonia gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet bullgare, tha eurodeputeti Xhambaski nga Sofja, transmeton InfoShqip.

Nuk duhet harruar, shton ai në mesazh, se edhe sot Shkupi udhëheq një politikë të ashpër antibullgarizmi.

Vetëm muajt e fundit kemi parë gjuhë të errët urrejtjeje, djegie të klubeve, fyerje të gjithçkaje bullgare. Është e njëjta politikë që u zbatua 70 vjet më parë me persekutimin e priftërinjve, mësuesve dhe oficerëve që nuk pranuan të quheshin maqedonas dhe ruanin kujtimin e stërgjyshërve të tyre. Prandaj, ne nuk duhet të ndalojmë luftën. VMRO-ja ka kaluar nëpër periudha shumë të vështira, me ulje-ngritje, por ideja e një Bullgarie të bashkuar dhe të pandashme nga Ohri deri në Detin e Zi dhe nga Danubi deri në Detin e Bardhë ka qenë gjithmonë përkrahur,” theksoi Xhambaski.

Mesazhin eurodeputeti e dërgoi nga para monumentit të revolucionarëve të rënë nga Maqedonia, Trakia dhe Odrinsko në Sofje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu