Shtet është ky? Taravari: Kemi një kusht interesant për ndryshimin e Kushtetutës, do ta themi fillimisht në ambasada

Deputetët e Aleancës së Shqiptarëve në parim do të votojnë për amendamentet kushtetuese, por kanë kushte, të cilat do t’i paraqesin në “ambasadat e rëndësishme në Maqedoni” gjatë javës së ardhshme, transmeton InfoShqip.

Një nga kushtet është që të hiqet termi 20 për qind nga Kushtetuta dhe gjuha maqedonase dhe shqipe të përdoren si gjuhë zyrtare në vend“, tha ministri në detyrë kryetar i partisë Arben Taravari.

“Do të votojmë në parim, por do të kemi kushte. Cila do të jetë kushti ynë është diçka që javën e ardhshme do ta promovojmë së pari përmes ambasadave më të rëndësishme nëpër Maqedoni, do të themi cili është kushti ynë kryesor, normalisht kushti i dytë është heqja e termit 20 për qind nga Kushtetuta, praktikisht përdorimi maqedonishtja si gjuhët zyrtare dhe shqipen. Por kushti i parë do të jetë shumë interesant”– thotë Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu