Lajm i fundit: Ushtria serbe në këmbë: Rrëzohet droni mbi kazermën në Rashkë

Forcat e armatosura serbe kanë rrëzuar një dron mbi kazermën në Rashkë para 20 minutash. Më herët është vënë re vëzhgim dhe zbulim i kazermave, ndaj ushtria me urdhër të kryekomandantit ka vepruar dhe ka rrëzuar dronin, raporton Blitz, shkruan InfoShqip.

Së shpejti pritet një njoftim nga Ushtria e Serbisë.

Presidenti i Serbisë dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dje urdhër që të shkatërrohen menjëherë të gjithë dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore.

Urdhri vjen pas incidentit të ndodhur në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur po vëzhgonin kazermat dhe pozicionet e ushtrisë së Serbisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu