Vuçeviq: Mos e provokoni Serbinë, nuk bëjmë shaka, droni po vinte nga Kosova

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme, pasi ushtria serbe rrëzoi një dron komercial, se droni po lëvizte nga drejtimi i Jarinjës (Kosovë) në drejtim të Rashkës. “Mos e provokoni Serbinë, nuk bëjmë shaka”– tha ai,transmeton InfoShqip.

Ushtria serbe, duke vepruar me urdhër të komandantit të përgjithshëm, ka rrëzuar dronin. “Aeroplani po lëvizte nga drejtimi Jarinje-Rudnice mbi objektet ushtarake të garnizonit të Rashkës,” tha Vuçeviç.

Ai përgëzoi forcat e armatosura të Serbisë për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur qiejt dhe u tha qytetarëve të Serbisë se qielli mbi Serbi është i sigurt./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu