Çudit Mitrevski: Për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është diskutuar në 1991, 2001 dhe në 2018?!

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Nikolla Mitreski, deklaroi se takimi i lidershipit ka të bëjë me të ardhmen evropiane të vendit, jo vetëm për amendamentet kushtetuese, por edhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e Maqedonisë, transmeton InfoShqip.

Të mos ofertojmë me pyetje, kërkesa dhe deklarata jashtë vendit ku duhet diskutuar, por të diskutojmë ku duhet. Mbledhja e kryesisë, me pjesëmarrjen e deputetëve, duhet të jetë vendi ku do të diskutohen të gjitha çështjet. Sipas asaj që tha kryeministri Kovaçevski, në atë takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të grupeve parlamentare për të biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me rrugën tonë evropiane. Ftesa u është dërguar të gjitha palëve që kanë vendosur për rrugën evropiane. Po flasim për diçka që është interes strategjik i vendit“, tha Mitreski.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese në Kuvend, deputeti thotë se në vitet 1991, 2001 dhe 2018 në vend është folur për kërkesën tonë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Pse nuk ndodhi më parë sepse bullgarët nuk donin të futeshin në Kushtetutë, sepse sipas mantrës së tyre ata e njohin shtetin tonë, por bëhet fjalë për një komb në dy shtete. Tani me hyrjen do ta konfirmojmë identitetin maqedonas“, tha Mitreski në emisionin “Samo vistina”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu