Agjensia e Ushqimeve: Qumësht i pasigurt në markete në Maqedoni, nëse e keni blerë, mos e konsumoni

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut njofton konsumatorët për një produkt jo të sigurt të qumështit që është UHT TRAJNO MLEKO, MILKANO 3.2%. Ky paketim qumështi është duke u tërhequr për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04.

Agjencia i bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë, përcjell INA.

Marketi “Stokomak” ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare në facebook ku bën thirrje që të kthehet ky produkt i blerë dhe të mos konsumohet, ashtu sipas urdhërit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. “Stokomak” njofton të gjithë blerësit se produkti Milkano UHT Milk 3.2% yndyrë, 1l LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 është tërhequr nga raftet e marketeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu