Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase mësohet se tërmeti është shënuar në Marche, rreth orës 7:07 të mëngjesit.
Bëhet me dije se magnituda ishte 5.7 ballë dhe epiqendra në bregdetin Pesaro Marche në një thellësi prej 8 kilometrash.
Tërmeti u ndje në të gjithë Italinë qendrore dhe u pasua nga lëkundje të tjera më të lehta.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve sizmike.