Kush janë turistët numër një në vend

Në muajin shtator në vend kishte 103.787 turistë, ku më të shumtët ishin nga Turqia, Serbia, Polonia dhe Gjermania.

Shifrat tregojnë se 11,187 shtetas turq kanë vizituar vendin gjatë asaj periudhe, të ndjekur nga ata nga Serbia, 7,617, nga Polonia, 4,647, Gjermania, 4,314, Bullgaria, 2,900, Greqia, 2,485.

Në shtator të këtij viti vendet turistike i kanë vizituar 46.594 turistë, ndërsa në Shkup janë regjistruar 35.729, malore 4.649, llixhat 3.276 dhe vendet tjera mbi 13.000 turistë.

Akomodimi në hotel kanë shfrytëzuar 85.498 turistë, nga të cilët 24.114 kanë zgjedhur hotele me pesë yje. Prej vitesh mysafirët nga vendet fqinje dhe Turqia kanë qenë më të shumtët.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, turizmi ishte në ndalesë për dy vjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu