Erdogan përsëriti kërcënimet e tij ndaj Greqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në Samitin e G20 kërcënoi edhe një herë Greqinë. Ai deklaroi se Turqia “një natë mund të mbërrijë papritur” në Greqi dhe për këtë arsye vendi fqinj duhet “të shikojë vendin e tij” dhe “të kujtojë historinë“, transmeton InfoShqip.

Në muajt e fundit, Erdogan ka rritur retorikën e tij kundër Greqisë lidhur me atë që Ankaraja thotë se është kërcënimi i rritjes së ngritjes ushtarake në ishujt grekë në detin Egje pranë brigjeve turke. Në një fjalim në samitin e G20, ai e përshkroi praninë e shtuar ushtarake të Greqisë si “të pakuptimtë” dhe shtoi se “të gjithë avionët dhe armët që do të vijnë nuk do të jenë të dobishme“.

Për kërcënimet e mëparshme ka reaguar kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili i ka dërguar letra NATO-s, BE-së dhe OKB-së.

Rrezikojmë të dëshmojmë sërish situatën që po krijohet aktualisht në një pjesë tjetër të kontinentit tonë”, ka shkruar më pas Dendias.

Në shtator, BE shprehu shqetësim për komentet e Erdoganit, ndërsa Departamenti i Shtetit i SHBA-së i quajti ato “të padëmshme” dhe përsëriti se sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut “nuk vihet në pikëpyetje“- tha ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu