Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price tha se SHBA mirëpret marrëveshjen e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës për targat, të cilat janë “masa për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, transmeton InfoShqip.
“Ne mirëpresim marrëveshjen mes dy vendeve, e cila do të normalizojë plotësisht dhe urgjentisht marrëdhëniet nën patronazhin e dialogut të BE-së. Ne mbështesim dialogun me BE-në si mënyra më e mirë që Serbia dhe Kosova të kenë një të ardhme evropiane“, tha Price.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e të dyja palëve për të vënë në plan të parë interesat e njerëzve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së përditshme.
Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bisljimi, mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat./InfoShqip.com