Bosnja dhe Hercegovina u godit nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, njoftoi EMCC. Epiqendra është vërejtur në një thellësi prej 2 km, 24 km në veriperëndim të Zenicës dhe 20 km në verilindje të Travnikut, transmeton InfoShqip.
“Në Travnik është lëkundur dhe ka zgjatur rreth 5 sekonda. Ndihej sikur po vinte”, i shkroi EMCC një banor i këtij qyteti boshnjak.
Siç shihet edhe në foto, tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoni me magnitudë 2.0 të shkallës Rihter./InfoShqip.com