Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka thënë se në Serbi ekzistojnë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe i vetmi këshill që ka problem me flamurin ështe vetëm Këshilli Kombetarë i Shqiptarëve.

Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veqoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi. Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu